E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrata me ACR minatoretparalajmerojne nisjen e protestave

Minatoret e minieres se Bulqizes njoftuan se do te rifillojne protestat ne rast se nuk zbatohet akt-marreveshja e arritur disa jave me pare mes minatoreve dhe kompanise koncesionare ACR.

Lajmi u konfirmua nga kryetari i Federates Taf Koleci menjehere pas mbledhjes se jashtezakonshme qe u zhvillua sot. Koleci beri te ditur se Federata e Sindikatave te Industrise se Shqiperise vendosi pershkallezimin e levizjeve sindikaliste ne minieren e Bulqizes.

Sindikalistet i bejne thirrje firmes koncesionare ACR ministrit te Ekonomise Nasip Naco dhe ministrit te Punes Spiro Ksera qe miniera e Bulqizes te rifilloje punen sa me pare ne nivelin 15-16 si dhe ne zonen D. Gjithashtu ata kerkojne dhenien e pages se 13-te te mbeshtetur ne kontraten kolektive te punes dhe ne akt-marreveshjen e nenshkruar pas perfundimit te greves dhe protestave. Nderkohe qe ne minieren e Bulqizes vijon puna ne nivelet 1213 e 14.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›