E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kontrolle në Shkodër, asgjësohen 2944 bimë kanabis, policia në kërkim të kultivuesve

Policia ka asgjësuar 2944 bimë kanabis në zonën e Shkodrës. Uniformat blu raportojnë gjetën në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi, ndërkohë në Vaun e Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel, dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi.

Kontrolle u kryen edhe në  Fushë Arrëz, ku u gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 147 bimë kanabisi.

Policia bën me dije se po punon për kapjen e kultivuesve./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›