E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle për masat antizjarr/ Bashkia kalon në ‘sitë’ të gjithë objektet me leje ndërtimi

Në Tiranë të gjitha   objektet e pajisura me leje ndërtimi nga bashkia  do ti nënshtrohen kontrolleve  për masat e sigurisë ndaj zjarrit. Kryetarja e komanduar  e bashkisë Anuela Ristani  e paraljamërori  në një takim me strukturat e emergjencave,  shërbimit zjarrfikës, policisë bashkiake  rreth dy  javë pas flakëve që përfshinë  pallatin  në kompleksin  “Arlis”  pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

“Të fillojmë menjëherë një kontroll njësoj siç do ta bënim për sa i përket sigurisë së zjarrit për të gjitha objektet, lejet e të cilave janë lëshuar nga institucioni i Bashkisë  Tiranë” tha Ristani.

Më të detajuara do të jenë kontrollet  në ato  objekte ku bashkia për arsye të ndryshme nuk  ka ndjekur projektin në fazë të avancuar.  

“Për të gjithë ato objekte që nuk kanë pasur mundësi strukturat e Bashkisë të shohin dhe të ndjekin projektin e tyre në faza të avancuara dhe kanë kaluar në kanale të tjera apo dhe nuk i kanë kaluar kanalet e tjera të licencimit dhe të marrjes së certifikatës së objektit, kontrollet do të ndodhin sikur të kishte kaluar” theksoi ajo.

Aktualisht  sipas Ristanit  kontrollet e sigurisë kundër zjarrit fokusohen tek subjektet tregtare. Për banesat kryetarja e komanduar e bashkisë tha se  rol kyç kanë administratorët

“Strukturat e bashkisë që janë në kontakt me administratorët që në procesin e licensimit të administratorëve, por edhe të edukimit të tyre, kjo përgjegjësi duhet që të mirëmbahet nga ata” tha Ristani.

Gjetjet nga këto kontrolle do të raportohen në  të gjitha nivelet institucionale me qëllim marrjen e masave  të duhura për të parandaluar ngjarje   si ajo e pasdites së  14 prillit n렠 pallatin në  Tiranë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›