E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollet në burgun e Peqinit, gjenden doza kokaine/ Transferohen dy të burgosur të përjetshëm

Forcat Operacionale të Burgjeve, (DAP) kanë zbarkuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku kanë nisur kontrolle të befta në qeli.

Burime bëjnë me dije se forcat operacionale të DAP janë nisur që në mëngjes, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Aktualisht po ushtrohet kontroll në të gjithë ambientet e burgut, ndërsa mësohet se janë gjetur disa doza kokaine.

Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete me forcat operacionale të DAP. Po ashtu, janë transferuar dy të burgosur të përjetshëm.

Fran Marashi, i dënuar i përjetshëm është transferuar nga burgu i Peqinit në Drenovë, ndërsa një tjetër i dënuar është transferuar në Burrel.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›