E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kontrollet në kufijtë e disa vendeve Schenghen, Komisioni Europian kërkon heqjen graduale të tyre

Komisioni Europian iu kërkoi sot nëntë vendeve të zonës Shengen, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, të heqin në mënyrë graduale kontrollet në kufijtë e tyre, duke sugjeruar se ekzistojnë alternativa më efikase dhe efeciente se këto kontrolle.

Duke pranuar se shtetet anëtare përballen me sfida që kanë lidhje me sigurinë dhe migracionin, organi ekzekutiv i bllokut vlerësoi se kontrollet në kufijtë e brendshëm të nëntë vendeve, që janë në fuqi prej më shumë se 12 muajsh, mund të zëvendësoheshin fare mirë me kontrolle policore, identifikimin biometrik dhe teknologjitë e gjurmimit të automjeteve.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të Komisionit, ku ky i fundit jep opinionet e tij në lidhje me kontrollet në fjalë, sistemi i hyrje-daljeve që është në fuqi që nga muaji prill, si dhe ai i informimit dhe autorizimit të sistemeve që pritet të nisë së shpejti nga puna, përmirësojnë ndjeshëm mbikëqyrjen e lëvizjeve në kufijtë e jashtëm europianë, monitorimin e personave që hyjnë dhe dalin nga BE-ja, si dhe kur dhe ku kalojnë kufirin.

Shengen është një nga arritjet më të mëdha të Europës. Simbolizon lirinë e lëvizjes për më shumë se 450 milionë persona. Opinionet tona përçojnë mesazhin e qartë se, kur rivendosen, kontrollet duhet të jenë të përkohshme dhe në raste të jashtëzakonshme, shkruhet ndërkohë në deklaratën e Komisionit Europian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›