E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë – Makina përplaset me motorin, humb jetën 37-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Laç–Patok në Lezhë. Sipas Policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasja A. S., 33 vjeçe, përplasur me një motor që drejtohej nga shtetasi L. T., 37 vjeç, ku ky i fundit ka gjetur vdekjen.

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 13:00, të datës 02.06.2026, në aksin rrugor Laç–Patok, automjeti që drejtonte 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor, me drejtues shtetasin L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin. Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. T. u dëmtua rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku, rreth orës 18:40, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›