E Diel, 1 Nëntor 2026

“Koordinata” godet dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Kurbin, dy persona të arrestuar, një në kërkim

Policia e Kurbinit ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej dhe ka arrestuar dy persona. Një tjetër është shpallur në kërkim

Në kuadër të operacionit “Koordinata” u vu në pranga shtetasi I. S., 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.

Në rastin e dytë, u shpall në kërkim shtetasi P. P., 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, shtetasja A. P., 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 108 fara të bimës narkotike Cannabis Sativa. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›