Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, esktradohet nga Italia shqiptari

Ekstradohet nga Italia shqiptari i cili koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafiku i lëndëve narkotike.
Në prill të 2025-ës, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi “arrest me burg” ndaj shtetasit E.L., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
“Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/