E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump: Kam udhëzuar Departamentin e Luftës të fillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dhënë urdhër Departamentit të Luftës të fillojë testimin e armëve bërthamore në përgjigje të testeve të ngjashme në vende të tjera.

Këtë gjë Trump e bëri të ditur përmes rrjetit social “Truth Social”, ku thekson se

“Shtetet e Bashkuara kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër. Kjo u arrit, duke përfshirë një përditësim dhe rinovim të plotë të armëve ekzistuese, gjatë mandatit tim të parë në detyrë. Për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme shkatërruese, e urreja ta bëja një gjë të tillë por nuk kisha zgjidhje tjetër! Rusia është e dyta, dhe Kina është e treta, por do të jetë afër nesh edhe brenda 5 vitesh”, shkruan Trump.

Ai vuri në dukje se ka udhëzuar Departamentin e Luftës të fillojë testimin e armëve bërthamore.

“Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të fillojë testimin e armëve bërthamore në baza të barabarta. Ky proces do të fillojë menjëherë”, shkruan më tej Trump.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›