Kopjoi të dhënat e sistemit TIMS, Apeli lë në arrest shtëpie Ervin Muçën

Gjykata e Apelit ka lënë në arrest në shtëpi ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë për Ervin Muçën. Muça kërkoi që hetimet ndaj tij të vijonin në gjendje të lirë, me arysetimin se sipas tij se nuk ka kryer shkelje të ligjit.
Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça akuzohet për kopjimin në mënyrë të paautorizuar të të dhënave të sistemit TIMS.
Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës njoftoi më datën 9 prill marrjen nën hetim të Muçës në cilësinë e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.
Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku e shkarkoi atë nga detyra ndërsa u ngrit edhe një komision hetimor parlamentar, në të cilën Ervin Muça dëshmoi pa praninë e kamerave.
Më 12 prill Muça u thirr nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ai u shpreh para mediave deklaroi se është i pafajshëm.
/rtsh.al/