E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korça shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2026”

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Në Parlamentin Europian në Bruksel, ACES Europe i akordoi Korçës titullin prestigjioz European City of Sport 2026, duke e renditur mes 21 qyteteve më të vlerësuara në Europë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se, ky vlerësim historik nderon traditën sportive të Korçës dhe angazhimin e saj për zhvillimin e komunitetit, infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive.

Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës ishin të pranishëm, zëvendësministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Endri Hoxha, kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe Klevis Kaso, anëtar i kryesisë së FSHB.

Pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, Korça bëhet qyteti i katërt shqiptar i certifikuar nga ACES Europe.

Gonxhja nënvizoi se kjo është një arritje e madhe dhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar të sportit, turizmit dhe kulturës së qytetit.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›