E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrioni do të rikthehet në Europë, ja ku mund të luajë

Xhakomo Vrioni do të rikthehet në Europë. Këto janë raportimet e fundit për ish-sulmuesin e Kombëtares dhe Juventusit, që së fundmi e mbylli me Montreal në Amerikë.

Për Vrionin janë përfolur disa destinacione, si Belgjika, Greqia, Polonia dhe Turqia. Po ashtu nuk përjashtohet rikthimi në Itali.

27-vjeçari u zhvendos në Amerikë nga vera e vitit 2022. Nga kampionati amerikan do të largohet me kujtimin e 19 golave në 76 ndeshje.

Duket se Vrioni kërkon të rikthehet në Europë, për të bërë sërish mirë. Sezonin më të mirë e kalonte me Tirolin në Austri ku shënoi 17 gola dhe asistoi gjashtë të tjerë në 30 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›