E Diel, 1 Nëntor 2026

Korça shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2026”

ACES Europe i akordoi Korçës titullin prestigjioz “European City of Sport 2026”, duke e renditur mes 21 qyteteve më të vlerësuara në Europë.

Ky vlerësim i bërë nga në Parlamentin Europian në Bruksel është  historik dhe nderon traditën sportive të Korçës dhe angazhimin e saj për zhvillimin e komunitetit, infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive.

Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës ishin të pranishëm: Endri Hoxha, Zv/Minister i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë, Fidel Ylli, President i KOKSH dhe Klevis Kaso, antar i kryesis se FSHB.

Pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, Korça bëhet qyteti i katërt shqiptar i certifikuar nga “ACES Europe”. Një arritje e madhe dhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar të sportit, turizmit dhe kulturës së qytetit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›