Partizani-Flamurtari në RTSH, Kërnaja: Një ndeshje e vështirë, por duam fitoren

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Flamurtarit, që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 16:30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku vlerëson kundërshtarin, por thekson se Partizani do të kërkojë maksimumin e pikëve në këtë takim.
Si e prisni ndeshjen ndaj Flamurtarit?
Flamurtari është një ekip për tu vlerësuar. Sigurisht ka bërë mirë në këto javët e fundit, pavarësisht ndeshjes së fundit me Dinamo City. Është një ndeshje e vështirë, por besoj që çunat të gjithë në fushë do të japin maksimumin dhe do ta përballojmë me sukses.
Si është gjendja e skuadrës?
Lojtarë të dëmtuar siç dihet tashmë përveç Prekës që vazhdon të jetë dëmtuar i është shtuar edhe Arafat Dumbia i cili u dëmtua në ndeshjen me Tiranën. Për shkak kartonësh gjithashtu do të na mungoj edhe Ismaili.