E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë/ U rrëzua teksa luante me biçikletë, 12-vjeçari përfundon te Trauma

Një 12-vjeçar ka përfunduar në Spitalin e Traumës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Korçë ndërsa i mituri ka qenë duke duke luajtur me biçikletë, kur aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

Aktualisht mësohet se 12-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›