E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mos harxhoni lekë kot, do përballeni me pasoja”, Rama apel qytetarëve: Jepini fund “sportit” të ndërtimeve pa leje

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku shfaqet momenti i prishjes së një ndërtimi pa leje nga IKMT në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Në postimin e tij kryeministri u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i japin fund “Sportit” të ndërtimit pa leje në çdo cep të territorit, pasi do të përballen me pasoja.


Postimi i Ramës:

Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës✋

U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI✋

Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›