E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce mberrin ne atdhe trupi i 16 vjecares se masakruar

KAPSHTICEuml- Trupi i adoleshentes shqiptare Kristiana Micani e vrare pak dite me pare ne Selanik ka mberritur ne Kapshtice e shoqeruar nga familjaret e saj.
16- vjecarja nga Korca u masakruar per shkaqe xhelozie nga ish-i dashuri i saj ne bashkepunim me pese persona te tjere.
Policia greke vetem 24 ore pas gjetjes se kufomave pohoi se ka arritur te identifikoje autoret e vrasjes se dyfishte si dhe shkaqet qe kane cuar ne kete krim makaber.
Ne pranga eshte vene vellai i ish-te dashurit ndersa ne kerkim eshte protagonisti kryesor i cili dyshohet se eshte arratisur ne Itali. Marredhenia e vajzes shqiptare me djalin grek ka shkaktuar ndjenjen e xhelozise tek i dashuri i saj i meparshem duke e nxitur kete drejt nje konflikti qe precipitoi ne vrasje. Sipas te dhenave te grumbulluara nga hetimet ngjarja ka ardhur si rrjedhoje e nje marredhenie me te hershme te vajzes me nje 18-vjecar rom nga Rumania me emrin Elvis i cili nuk e pranonte dot qe pas ndarjes ajo krijoi nje lidhje te re me djalin grek. Trupi i 16 vjecares do te varroset ne Drenove.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›