Korçë, rikonstruktohen trotuarët në lagjen 15

Rikonstruktohen trotuarët në lagjen 15 në Korçë. Në këtë lagje nuk ishin kryer ndërhyrje prej vitesh, çka kishte bërë që trotuarët të amortizoheshin dhe qytetarët të hasnin vështirësi për shkak të dëmtimit e gropëzimit të trotuarëve ekzistues.
Burime në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike bëjnë me dije se puna ka nisur me prishjen e trotuarëve ekzistues duke nisur nga rruga “10 korriku” deri tek rruga “Partizani” ndërkohë që ka prokuruar materialet e duhura për rikonstruksionin e tyre, ndërsa të gjitha punimet do të kryhen nga punonjësit e kësaj ndërmarrje.
Ndërhyrja do të kryhet në një sipërfaqe prej 4000 m2 shtrim trotuari si dhe sistemimin e bordurave.
Punimet parashikohet të zgjasin rreth 1 muaj.
Gazetare: G. Sali
/rtsh.al/