Të rinjtë pedalojnë për familjen, aktivitet për ndërgjegjësimin dhe forcimin e familjes

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare “Save the Children” organizuan marshimin me biçikleta nën sloganin “Çdo fëmijë meriton një familje”.
Aktiviteti “Pedalojmë për familjen” kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth çështjeve të mbrojtjes dhe forcimit të familjes.
“Aktiviteti “Pedalojmë për familjen” është një aktivitet i cili konkludon një javë të gjatë të mbushur me aktivitete sensibilizuese për rëndësinë e familjes për forcimin e saj dhe për rolin që ka në komunitet”, tha drejtoresha e Drejtoria e Shërbimeve Sociale Bashkia Shkodër, Edita Shoshi.
Të rinjtë pjesëmarrës vlerësojnë familjen si një qelizë bazë e zhvillimit të shoqërisë.
Pedalimi me biçikleta nga të rinjtë pjesëmarrës nisi nga sheshi para bashkisë, për të përshkuar rrugët kryesore të qytetit deri në urën monumentale të Bunës që ishte pikëmbërritja e itinerarit.
Gazetare: E. Dyrmishi
/RTSH/