Korçë, vetëhelmohet 44-vjeçarja
Korçë- Në spitalin e Korçës ka mbërritur në gjendje të rëndë shtëndetësore Mirjeta Kambo, 44-vjeç nga fshati Eçmenik, i Devollit.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se kjo shtetase në momente depresioni kishte pirë një sasi lënde toksike, pesticid që përdorej kryeisht për bujqësinë dhe ka shkaktuar vetëhelmim.
Menjëherë është dërguar në spital dhe sipas dëshmive të familjarëve gruaja gjatë ditëve të fundit ka qenë në momente të rënduara depresioni.
Ajo i është nënshtruar mjekimit në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.