Pranga 16-vjeçarit për falsifikim monedhash
Korçë- Pagoi karburantin me para false dhe arrestohet nga policia. Sipas burimeve policore të Korçës, mësohet se seksioni kundër krimit ekonomik ka identifikuar një shtetas, i cili kishte përdorur në një nga karburantet e qytetit të Pogradecit, një sasi valute të huaj të falsifikuar.
Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin 16-vjeçar me inicialet B.S.
“Ai është banues në qytetin e Pogradecit dhe u arrestua pas denoncimit të bërë”- thanë burimet policore.
Mbi adoleshentin tashmë rëndon akuza e falsifikimit të monedhave, për të cilat pritet edhe që të hetohet.