Kosova e Sllovenia e mbyllin pa gola në “Fadil Vokrri”

PRISHTINË, 10 tetor /ATSH/ Kosova dhe Sllovenia janë ndarë në paqe në kuadër të xhiros së tretë të grupit B kualifikues për Botërorin 2026.
Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar pa gola, dhe në këtë mënyrë dardanët dështuan të fitojnë tri pikë të plota. Pas një pjese të parë të barabartë, ku Vedat Muriqi pati një rast të mirë për shënim në minutën e 12-të, Kosova u tregua më kërkuese në pjesën e dytë, duke kërkuar me ngulm golin e fitores.
Trajneri Franco Foda ndërhyri me disa ndryshime, duke inkuadruar në lojë Fisnik Asllanin, Edon Zhegrovën dhe Milot Rashicën, por përpjekjet e “Dardanëve” nuk u shpërblyen me gol.
Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar 0-0, duke bërë që Kosova pas tri ndeshjeve në Grupin B të renditet në vendin e dytë me 4 pikë. Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë të hënën kundër Suedisë, ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Zvicra ka mposhtur Suedinë në udhëtim me rezultat 2:0. Autor i golit të fitores së tretë në grup për zviceranët ishin Granit Xhaka nga penalltia në minutën e 65-të dhe Johan Manzambi në minutën e katërt shtesë. Në këtë mënyrë, Zvicra prin në tabelë me pikë të plota -9 nga tri ndeshje të zhvilluara.
/Kosovapress/