Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan, Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni të veçantë ua dorëzoi dekretin e shtetësisë së Kosovës, ish-kongresmenit amerikan, Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardit.
Ish-zyrtarët amerikanë kanë qenë nga zërat më të fuqishëm në Uashington në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës.
“Mirësevini në shtetin e dytë të juaj”, u tha ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ish-kongresmenit amerikan, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit, pasi ua dorëzoi dekretin e shtetësisë së Kosovës.
Haxhiu në konferencë për media, tha se DioGuardi dhe bashkëshortja e tij ishin ndër zërat më të fuqishëm në Uashington në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës.
Vlerësime të mëdha për marrjen e shtetësisë shprehën ish-zyrtarët amerikan. /KosovaPress/