E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh sot ministrat në Pogradec, në fokus prioritetet e mandatit të katërt qeverisës

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot ministrat e kabinetit qeverisës në qytetin e Pogradecit, një ditë pas takimit të mbajtur me drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare.

Gjatë këtij takimi ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani si dhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës të PS-së.

Ndërkaq në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto nga duke e cilësuar “fragment kristali të natyrës pogradecare”.

Në fokus të takimit të një dite më parë ishin prezantimi i “Besa” dhe “Pasqyrë Albania”, e cila sipas kryeministrit Rama do të jetë një platformë unike ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale nga institucionet.

“Ambicia është që të arrijmë që çdo kërkesë, shqetësim apo hall i qytetarit të jetë një pako postale që ndiqet në kohë reale, nga dërguesi dhe nga ana tjetër shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›