E Premte, 6 Nëntor 2026

Kosova nikoqire e garës “European Defense Tech”

Me organizim të Innovation Centre Kosovo, Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, dhe European Defense Tech Hub, kjo garë prestigjoze mbahet për herë të parë në Ballkan, prej 20-22 Nëntor, në Kazermën “Adem Jashari” dhe Ndërtesën Qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

European Defense Tech Hackathon është një nismë e European Defense Tech Hub nga Gjermania, e cila mbledh së bashku inxhinierë, zhvillues softueri, shkencëtarë të të dhënave, ekspertë të sigurisë kibernetike, inxhinierë të dronave, sipërmarrës dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes për të adresuar sfidat më kritike të sigurisë dhe mbrojtjes në kontinentin evropian.


Qëllimi kryesor i kësaj gare është përshpejtimi i inovacionit me përdorim të dyfishtë (dual-use) dhe ushtarak. Duke krijuar një urë lidhëse mes sektorit teknologjik civil, ekosistemit të startupeve dhe strukturave institucionale të mbrojtjes, gara synon:

  • Zhvillimin e shpejtë të prototipeve dhe zgjidhjeve funksionale për të rritur gatishmërinë dhe sovranitetin teknologjik të Evropës.
  • Identifikimin e talenteve të reja dhe nxitjen e sipërmarrjes në fushën e teknologjisë së mbrojtjes (Defense Tech).
  • Forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet vendeve anëtare të BE-së, aleatëve të NATO-s dhe industrisë.

Sfidat e përcaktuara për garë janë (terminologjia zyrtare në gjuhën angleze):

1. AI-Powered OSINT & Hybrid Threat Intelligence

2. Cyber Defense of Critical Infrastructure Leveraging AI

3. Automated Drone Detection & Situational Awareness

6,000 Euro është fondi i shpërblimeve për ekipet fituese.

Për të mësuar më shumë rreth garës, sfidave, regjistrimit dhe programit te detajuar, vizitoni këtë web.

European Defense Tech Prishtina 2026 mbështetet nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes, NLB, Toyota Kosova, Ujë Rugove, Coca-Cola HBC Kosova, Drona, dhe XY Cyber.

Partner medial është Telegrafi.com

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›