E Premte, 6 Nëntor 2026

Të pasura me vitaminë A, ja cilat ushqime mund të konsumoni për një diete të shëndetshme

Vitamina A është e rëndësishme për shikimin, funksionimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e organeve. Ajo mund të merret përmes një sërë ushqimesh, veçanërisht perimeve dhe produkteve shtazore.

vitamina A

Ndër ushqimet e pasura me vitaminë A dhe beta-karoten janë specat e kuq, spinaqi, mëlçia e viçit, patatet e ëmbla, kungulli dhe karotat.

Perimet me ngjyrë portokalli, si karotat dhe kungulli, përmbajnë beta-karoten, të cilin organizmi mund ta shndërrojë në vitaminë A.

Ndërkohë, ushqimet me origjinë shtazore, si mëlçia, përmbajnë formën e vitaminës A që trupi mund ta përdorë drejtpërdrejt.

Për një ushqyerje të ekuilibruar, këto ushqime mund të përfshihen në mënyra të ndryshme në dietën e përditshme.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›