E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosova nuk ia del/ Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit në Botërorin 2026

Përfundon ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë me rezultatin 0-1.

Sfida e luajtur në “Fadil Vokrri” dhuroi emocione, spektakël, por në fund, nuk ishin shqiptarët ata që gëzuan.

Turqit ishin ata që u shfaqën më kërkues, por pas 20 minutash, “dardanët” u zgjuan.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 53’, kur Akturkoglu ishte në kohën dhe vendin e duhur për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

“Dardanët” provuan sërish të gjenin golin e barazimit, por pa arritur të depërtonin mbrojtjen turke./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›