E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sfida e sotme ndaj Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kosova do të luajë sonte në orën 20:45 përballë Turqisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in në Botërorin 2026, që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi përfaqësuesen e Kosovës për sfidën e sotme.

“Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!”, shkruan Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë po përjetohet si një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit kosovar, një përballje që mund të përcaktojë një epokë të re për “Dardanët”.

Për herë të parë, Kosova ndodhet kaq pranë një arritjeje madhore, duke e kthyer këtë duel në një ngjarje që shkon përtej sportit dhe merr dimension kombëtar.

/gj.m/r.e/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›