Kosovë – Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar këtë të shtunë, 11 tetor, dekretin për mandatin e Albin Kurtit në formimin e qeverisë së re.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.
“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim,” thuhet në komunikatën e zyrës së Presidentes.
Osmani i ka uruar suksese Kurtit, ku shton se “Republika e Kosovës të ketë sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues”.
Ky vendim vjen një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, që i dha fund një ngërçi institucional prej 8 muajsh.
Nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh të ulëseve në kuvend, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme qeverinë. Tashmë pritet se shihen lëvizjet politike për të formuar koalicionin qeverisës.
Në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të formojë qeverinë e re, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja.
/rtsh.al/