E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovë, përfundon rinumërimi i 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime

PRISHTINË, 23 tetor /ATSH/ Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mbledhjen e ditës së mërkurë.

Nga pasditja e ditës së mërkurë dhe deri në orën 15:30 të ditës së enjte, janë rinumëruar 16 kuti të votimit.

Rezultatet nga rinumërimi pasqyrohen platformën https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinumëruara”.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›