E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostani: Shërbime automatike në e-Albania, pa kërkesë paraprake

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), njoftoi sot se së shpejti, platforma “e-Albania” do të jetë proaktive, me shërbime elektronike që ofrohen automatikisht pa kërkesë paraprake.

Ky njoftim u bë me dije nga aktiviteti Shqipëria në “Global Government Forum”, i organizuar në Londër, ku morën pjesë mbi 3500 profesionistë të administratës publike nga e gjithë, duke ndarë eksperiencat dhe praktikat më të mira për inovacionin në qeverisje.

Shqipëria u përfaqësua në këtë forum nga zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e AKSHI-së, Romina Kostani.

Në panelin dedikuar AgenticAI në qeverisje, formës revolucionare se si inteligjenca artificiale (IA) vepron në mënyrë të automatizuar, Kostani prezantoi se si Shqipëria po e përjeton këtë transformim në praktikë.

Kostani tha se “së shpejti e-Albania do të jetë proaktive, me shërbime elektronike që ofrohen automatikisht pa kërkesë paraprake, bazuar në ngjarje të caktuara të jetës së qytetarit;

Diella do të përfundojë automatikisht procedurat e aplikimit të shërbimeve elektronike, ndërsa inteligjenca artificiale do të menaxhojë procedurat e prokurimit, në mënyrë të pavarur dhe transparente”.

Nga kjo pikëpamje, Kostani theksoi se roli i profesionistëve të sektorit publik do të ndryshojë, duke sjellë një adaptim të ri me risitë që sjell IA.

Kostani përmendi edhe bashkëpunimin në iniciativën “Government AI Campus”, në partneritet me “Apolitical”, “Tony Blair Institute for Global Change” dhe Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, me synim ndërtimin e kapaciteteve të punonjësve publikë në inteligjencë artificiale.

Sipas saj, aktualisht 500 punonjës po trajnohen për përdorim etik dhe efektiv të IA, ndërsa 100 drejtues po ndjekin një program të avancuar lidershipi për të përdorur IA si mbështetje për vendimmarrje dhe inovacion.

Një tjetër risi DigitalWallet, një zgjidhje e sigurt dhe inteligjente që u mundëson qytetarëve të ruajnë dhe të ndajnë dokumentet e tyre zyrtare në mënyrë dixhitale, me akses të lehtë dhe në përputhje me standardet europiane. Brenda 2027-s synohet integrimi i plotë me EU Digital Identity Wallet, duke ofruar një përvojë të unifikuar dhe të njohur në të gjithë BE-në.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›