Forcohet leku, valutat humbasin terren

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, këtë fillim të muajit prill, leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan të mërkurën u zhvlerësua me 1,05 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,23 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 82,71 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 95,80 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 109,85 lekë, ose 0,80 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 104,18 lekë, ose 0,49 lekë më pak se ditën e martë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 82.71 | -1.05 | |
| Euro | EUR | 95.80 | -0.23 | |
| Poundi Britanik | GBP | 109.85 | -0.80 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.18 | -0.49 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 52.14 | -0.33 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.38 | -0.03 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.53 | -0.54 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.80 | +0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.56 | 0.00 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.82 | -0.04 | |
| SDR | SDR | 112.19 | -1.54 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 390143.90 | +8,726.83 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 6141.23 | +45.91 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.03 | -0.10 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.03 | -0.09 | |
| Lira Turke | TRY | 1.86 | -0.02 | |
/r.e/