E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kozarja në festë”, organizohet për të dytin vit radhazi panairi i agro-biznesit

“Kozarja në festë” ishte panairi që u organizua pasditen e të shtunës në qytetin e Kuçovës, ku fermerët e kësaj zonë kanë promovuar produktet e tyre bujqësore e blegtorale.

Përpos fermerëve të zonës, panairit i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit, të cilët kanë ekspozuar gatimet e tyre tradicionale si dhe biznese të ndryshme.

Fermerët e zonës që u bën pjesë e këtij panairi e kanë cilësuar atë një mënyrë të mirë për të promovuar produktet e tyre, por kanë kërkuar që ky promovim dhe vëmendja ndaj tyre të mos ndodhë vetëm një herë në vit.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka deklaruar se ky panair agro-biznesi, i shndërruar tashmë në një traditë të përvitshme për bashkinë, është mënyra më e mirë për promovimin e prodhimeve “bio” të zonës, të ndërthurura me traditat e muzikës polifonike të trevës.

Fshati Kozare në bashkinë e Kuçovës është një zonë me prodhim bujqësor intensiv.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›