E Diel, 1 Nëntor 2026

Krah kryeministrit shqiptar Edi Rama në Knesset, Netanyahu prezanton fazën e re të armëpushimit në Gaza

Në një seancë të posaçme të parlamentit izraelit (Knesset), ku ishte i ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu shpalli fazën e ardhshme të armëpushimit në Rripin e Gazës, duke theksuar se prioriteti do të jetë çarmatimi i Hamasit dhe demilitarizimi i plotë i Gazës, e jo rindërtimi.

Sipas tij, rindërtimi nuk është prioritet në këtë fazë.

“Faza e ardhshme nuk është rindërtimi. Faza e ardhshme është çarmatimi i Hamasit dhe demilitarizimi i Rripit të Gazës,” deklaroi Netanyahu, duke e përsëritur disa herë mesazhin për të nënvizuar qëndrimin e qeverisë izraelite.

Netanyahu shtoi se Izraeli ka interes strategjik që kjo fazë të përparojë pa vonesa, duke e konsideruar çarmatimin e Hamasit si një kusht thelbësor për sigurinë afatgjatë të vendit.

“Do të ndodhë në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë. Por do të ndodhë,” tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›