E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kredi me të lira për individët, BSH: Rezultat i uljes së normës së interesit për lekun

Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit për lekun në nëntor është reflektuar tërësisht në tregun ndërbankar, duke bërë më të lira kreditë si për individët, ashtu edhe për bizneset.

Rënia, sipas Bankës Qendrore, është më e dallueshme te interesi i kredisë hipotekore për individët, që rezulton në 3.7%.

“Politika jonë monetare ka qenë dhe vazhdon të mbetet stimulues për ekonominë shqiptare, këtë e shohim në nivelin e ekspansionit të kredisë në ekonomi gjatë vitit 2024 dhe në nivelet bollshme të likuiditetit në ekonominë shqiptare dhe në normat e ulëta të normave të interesit, qoftë në terma të normës së interesit të kredive, të depozitave apo të letrave me vlerë”, tha Erald Themeli, drejtor i departamentit të politikës monetare në BSH.

Një ecuri të mirë ekonomike, Banka e Shqipërisë pret edhe për vitin 2025, kur rritja pritet të jetë në nivelin e 4%.

“Inflacioni vazhdon të jetë i ulët dhe nën kontroll. Gjendja e ekonomisë shqiptare është solide, pavarësisht sfidave të këtyre viteve dhe normalizimit të politikës monetare. Trendi i rritjes ekonomike është pozitiv”, tha Themeli.

Megjithatë, Banka Qendrore shpreh shqetësimin se politikat tregtare të SHBA-së me vendet e tjera po rrisin pasiguritë në tregjet financiare./vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›