E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu 2 vjedhje brenda 24 orëve, arrestohet 26-vjeçari në Kurbin

Françesko Doçi, 26 vjeç është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas policisë, Doçi është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.

Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, F. D., 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu më datë 13.06.2025, 26-vjeçari kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.

Ndaj 26-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›