E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i një organizate kriminale, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 44-vjeçar turk, kreu i një organizate kriminale i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.

Si rezultat i bashkëpunimit mes  autoriteteve shqiptare dhe atyre turke, u finalizua operacioni i koduar “Multiple”.

“Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, U. O., 44 vjeç”, njofton policia.

Prokuroria e Izmirit i ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim të dokumenteve dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›