E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultivoi kanabis në sere, 28-vjeçari u arrestua në flagrancë teksa kujdesej për bimët

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Krujës pasi kultivonte kanabis në serë.

Shërbimet e komisariatit të policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një serë në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis.

Autori u kap në flagrancë duke u kujdesur për kanabisin, ndërsa bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim më herët pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›