E Martë, 3 Nëntor 2026

“Krimi si shef i politikës”, Eugen Beçi: Ju tregoj sa lart shkon krimi në pushtet

Me aq ndikim e sheh krimin e organizuar sot, saqë ishkryeprokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi beson se politikanuk është më ajo që drejton lojën e pushtetit.

“Ne duhet tështrojmë një pyetje të rëndësishme: mos vallë krimi i organizuare ka tejkaluar dhe është bërë shefi i poliitkës? Deri disa vite më parë shikonim se politika e shfrytëzonte krimin e organizuar dhekriminelët ordinerë, por i shfrytëzonte duke qenë vetë shefe, ndërsa sot duket se krimi i organizuar e ka përmbysur këtësituatë. Nuk urdhërojnë më politikanët, por kriminelëturdhërojnë politikanët. Pjesëtarë të krimit të organizuar nuk janëmë bashkëpunëtorë, por pjesë e politikës,” tha ish-kryeprokurori Beçi për emisionin “Pa censurë”.

Duke pohuar se kur udhëhiqetstrukturën hetimore kundër krimit të organizuar ndërhyrjetpolitike ishin të të gjitha ngjyrave, zoti Beçi bën një dallim mesqeverisjes së PD dhe PS.

“Deri në 2013-ën, politika e tolerontekrimin, pas 2013-ës filluan shenja që politika po shkrihet me krimin. Ky është ndryshimi,” tha z. Beçi, i cili tregohet idrejtpërdrejtë në përgjigjen për pyetjen se sa lart shkon lidhja krim-shtet.

“Deri në nivel parlamentar, deri në nivel minitsrash, drejtuesish të lartë policie,” u shpreh ai.

Në intervistën përemisionin “Pa censurë”, zoti Beçi pohoi se krimi i organizuarështë i aftë jo vetëm të blejë vota, por edhe të ndikojë rezultatine zgjedhjeve. Ai tregoi një ngjarje nga koha kur ishte prokuror, pa e thënë qytetin ku ka ndodhur ngjarja, por që me shumë gjasaduhet të ketë qenë në Elbasan, ku ai u transferua pas Krimeve të Rënda.

“Vitet e fundit është vënë re që krimi i organizuar ka njëndikim shumë të madh tek vota. I merr votat duke i blerë dhe, aty ku nuk i blen dot, i merr në mënyrë të dhunshme. Në njëdosje që kemi hetuar, gjatë zgjedhjeve të pushtetit lokal në njëqytet, ditën e zgjedhjeve personazhe të krimit të organizuardërgonin njerëz të tyre në një rrugicë të caktuar, kur mendohejse vota ishte e një krahu politik. Patrullonin në atë rrugicë dhenuk lejonin votuesit të dilnin nga shtëpitë për të votuar,” tha Eugen Beçi në emisionin “Pa censurë”, duke shmnagur të thotë se cilën parti po ndihmonin, por duke sqaruar se “krimi i organizuar priret të ndihmojë partinë që është në pushtet”.

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda i sugjeroi SPAK-ut njëmënyrë për t’i vënë fre blerjes së votave dhe përfshirjes së krimit.

“Sugjerimi im është sa më shumë hetime proaktive aq mëmirë do t’i bënte hetimit dhe mënyrës sesi votohet në Shqipëri. Hetim proaktiv do të thotë që ta ndjekësh çështjen dhe jo t’ijapësh rezultatet e hetimit pasi deputeti ka hyrë me vota tëvjedhura në parlament,” tha ish-kryeprokurori Beçi për emisionin “Pa censurë” në RTSH. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›