E Martë, 3 Nëntor 2026

“Më kanë vrarë burrin”, ekzekutohet në Palermo bashkëshorti i eurodeputetes italiane

Bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato është gjetur i vdekur brenda makinës së tij, një Land Rover i zi në zonën e Via Ugo La Malfa në Palermo.

54-vjeçari Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i disa mobilierive në qytet. Eurodeputetja Donato ka qenë ajo që e ka bërë të ditur lajmin duke thënë se i kanë vrarë burrin, ndërsa më parë kishte telefonuar policinë se nuk po gjente dot të shoqin.

Ish-kandidatja për kryetare bashkie në zgjedhjet e mëparshme bashkiake dhe zëvendëssekretare e KD-së, Francesca Donato ka treguar për policinë se nuk kishte pasur asnjë kontakt gjatë gjatë gjithë mëngjesit me të shoqin dhe mundi ta gjente atë duke përdorur GPS-in e celularit.

Sapo mbërritën në vendngjarje, oficerët e gjetën të shoqin e saj të ulur në anën e shoferit, me rripin e sigurimit ende të vendosur. Madje disa kalimtarë, sapo e kishin parë të pajetë në makinë dhe të përgjakur kishin lajmëruar policinë.

Ekipi i mjekësisë ligjore dhe vrasjeve ndodhet në vendngjarje dhe është duke hetuar. I shoqi i eurodeputetes kishte njolla gjaku në gjoks dhe në anën e djathtë të trupit. Shkaqet e vdekjes janë ende nën hetim. Hetuesit nuk përjashtojnë që Onorato ka pasur një takim me dikë në zonën e Via La Malfa. 

Ndërkaq, e shoqja e tij Francesca Donato, 55 vjeç, është deputete e Parlamentit Evropian, e zgjedhur në vitin 2019. Ajo njihet për qëndrimin e saj euroskeptik dhe kundërshtimet ndaj monedhës Euro.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›