E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kritikat e Ramës për prokuroren e Shkodrës, ILD: Nuk ka arsye për hetimin e prokurores Elsa Gjeli

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, vendoi të mos nisë hetim ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila u kritikua nga kryeministri Edi Rama për ndërtimet pa leje në Theth.

Përmes një shkrese, e cila mban datën 17 shtator, ILD i komunikon Ministrit të Drejtësisë se ka arkivuar kërkesën që ai bëri për hetim disiplinor.

ILD thekson se vendimi për arkivimin është marrë pasi pas verifikimeve paraprake nuk ka gjetur asnjë element për të nisur hetimet.

Elsa Gjeli u akuzua nga qeveria se nuk nisi hetim për një ndërtim pa leje në zonën e Thethit, por ILD thotë se nuk ka konstatuar elementë juridikë apo faktikë për të krijuar një dyshim të arsyeshëm për të nisur hetim ndaj Gjelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›