E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në Tiranë mbahet Java Kulturore Saudite. Arabia Saudite, një shembull i transformimit dhe modernizimit

Në përfundim të Javës Kulturore Saudite në Tiranë, organizuar nga Ministria e Kulturës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Pallatin e Kongreseve u mbajt një event i cili prezanton për publikun shqiptar trashëgiminë dhe kulturën e pasur saudite në të gjitha dimensionet e saj.

Në fjalën e tij, ambasadori saudit foli rreth “Vizionit 2030” të Mbretërisë Saudite, si dhe u ndal tek marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

“Mbretëria e Arabisë Saudite përfaqëson një shembull ndërkombëtar të suksesshëm të transformimit dhe modernizimit. Falë ‘Vizionit 2030’ të Mbretërisë, i cili nuk është vetëm një program zhvillimor, por një projekt gjithëpërfshirës strategjik që ka formësuar horizontet e së ardhmes,” u shpreh ambasadori Faisal bin Ghazi Hafzi.

Ai kishte një ftesë për të gjithë të pranishmit, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Dëshiroj t’ju ftoj të gjithëve, së bashku me familjet dhe miqtë tuaj, që të merrni pjesë në aktivitetet e Javës Kulturore Saudite dhe të njiheni nga afër me kulturën e pasur dhe me zhvillimin modern të Mbretërisë, duke parë se si kultura saudite është shndërruar në një urë solide miqësie dhe bashkëpunimi midis popujve,” tha ambasadori saudit.

Aktiviteti, i cili nisi të martën, më 16 shtator, do të vazhdojë deri më 20 shtator dhe pjesë e tij u bënë personalitete të botës së sipërmarrjes, si dhe përfaqësues të të dyja qeverive.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›