E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kroçera “Variety Voyager” me turistë francezë, belgë e italianë ndalon në Vlorë

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Në portin e Vlorës mbërriti sot kroçera “Variety Voyager” me 44 turistë nga vende të ndryshme.

Kapiteneria e portit të Vlorës tha sot për ATSH-në se “anija turistike mbërriti në orën 07:00 nga porti i Durrësit, teksa do të qëndrojë në portin e Vlorës një ditë dhe më pas do të niset për destinacionin e radhës, në Sarandë”.

Sipas Kapitenerisë, kjo është kroçera e tretë për muajin tetor të këtij viti që ndalon në portin e Vlorës.

Turistët nga Belgjika, Franca, Italia dhe Greqia do të zhvillojnë vizita në qytetin bregdetar të Vlorës dhe monumentet historike e kulturore të tij.

Mbërritja e kroçerave është pjesë e axhendës së Mesdheut, ku qyteti i Vlorës tashmë zë një vend të veçantë.

Javën që kaloi kroçera “Variety Voyager“ solli në portin e Vlorës 54 turistë nga vende të ndryshme të botës.

1 nga 5

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›