Kroni Pula në Junior Eurovision 2025 – Të gjithë shqiptarët mund të votojnë nga sonte në orën 21:00

Kroni Pula është konkurrentja më e vogël e këtij viti dhe do të ngjitet në skenë më 13 dhjetor, e fundit me numrin 18, për të përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision 2025.
Të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit mund të votojnë prej datës 12 dhjetor në orën 21:00, ku në faqen zyrtare të Junior Eurovision do të publikohet linku i votimit. Çdokush, kudo që ndodhet, mund të votojë për 3 këngët e preferuara. Linku mbyllet në momentin që nis spektakli. Pas përfundimit të konkurrimit, votimi rihapet për 15 minuta të tjera, ku do të jetë sërish e mundur të votohet.
Kënga “Fruta Perime”, e kompozuar dhe orkestruar nga Adrian Hila, mbart një mesazh të gëzueshëm dhe edukativ, që promovon ushqimin e shëndetshëm përmes ritmeve dinamike dhe vargjeve plot ngjyra e humor. Falë performancës së saj të bukur, Kroni do të ketë mundësinë ta sjellë këtë energji edhe në skenën ndërkombëtare të Tbilisit.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/