E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja: Promovim i veprës së plotë të Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua me prof. Matteo Mandalà dhe prof. Francesco Altimari në aktivitetin e 100-vjetorit të “Urdhrit të Skënderbeut”.

Gonxhja i cilësoi të dy profesorët, si personalitete të shquara të botës arbëreshe dhe albanologjisë ndërkombëtare, të nderuar nga Presidenti i Republikës me “Urdhrin e Skënderbeut” për kontributin e tyre të vyer në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit arbëresh e shqiptar.

Gonxhja informoi se gjatë takimit u ndalën në rëndësinë e dosjes “Moti i Madh” për UNESCO, një nismë kulturore dhe identitare me vlerë të veçantë për njohjen ndërkombëtare të trashëgimisë sonë shpirtërore, si edhe në promovimin e veprës së plotë të Martin Camajt, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

“Mirënjohje e thellë për miqtë e Shqipërisë dhe për të gjithë ata që, përmes dijes dhe përkushtimit, e mbajnë gjallë shpirtin shqiptar kudo në botë”, tha Gonxhja.

Aktiviteti i 100-vjetorit të krijimit të “Urdhrit të Skënderbeut” mblodhi një sërë personalitetesh të larta të jetës shoqërore, akademike dhe institucionale të vendit.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›