Kryebashkiaku i Gramshit: Gati konvikti i qytetit dhe strukturat hoteliere për mikpritjen e të evakuarve

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi foli sot lidhur me masat që ka marrë bashkia sa i përket familjeve që janë evakuar si pasojë e zjarreve.
“Kemi një grup të ngritur në qytet, në grup vendor me mbështetjen edhe të Emergjencave Kombëtare. Kemi bërë gati konviktin e qytetit dhe të gjitha strukturat hoteliere të qytetit për mikpritjen e të evakuuarve dhe trajtimin e tyre me të gjitha ndihmat, qoftë ushqimore, qoftë edhe shëndetësore”, tha Ajazi, në një prononcim për mediet.
/gj.m//r.e//a.f/