MV – Angelov: Zjarre të shumta kanë përfshirë vendin

SHKUP, 12 gusht /ATSH-MIA/ – Disa zjarre të përmasave të mëdha janë aktive sot në të gjithë vendin, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Maqedoninë e Veriut, Stojançe Angelov.
Situata më serioze është në territorin e komunës së Makedonski Brod, në një zonë gjuetie, ku zjarri tashmë disa ditë dhe nuk është bërë e mundur të vihet plotësisht nën kontroll.
“Ky zjarr është aktiv prej disa ditësh. Edhe pse është vënë nën kontroll të plotë disa herë, dhe herë pas here është shuar plotësisht, për shkak të terrenit jashtëzakonisht të paarritshëm, disa nga degët e tij po riaktivizohen, duke përshirë një sipërfaqe më të madhe”, tha Angelov.
Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë tre helikopterë të cilët veprojnë që nga orët e hershme të mëngjesit.
Në terren janë vendosur 15 pjesëtarë të njësive speciale dhe 26 pjesëtarë të njësive speciale të Ushtrisë, të cilët po përpiqen të vendosin nën kontroll zjarrin.
Angelov theksoi se është aktiv edhe zjarri në zonën e fshatit Krapa në Makedonski Brod, afër zjarrit që shpërtheu rreth 20 ditë më parë./ /os/