Kryebashkiaku i Libohovës në SPAK, Leonard Hide nuk hetoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh në Gjirokastër

Kryetari i bashkisë Libohovë, Leonard Hide, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK.
Hide është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre pasi, në vitin 2021 kur ai mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, nuk ka ndjekur me hetime rastet e kultivimit të kanabisit në zonat panjë dhe zhulat.
Hide mori mandatin e kryetarit të bashkisë së libohovës në zgjedhjet e 14 majit 2023 nën siglën e Partisë Socialiste.
/vizionplus.tv