E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryeministri Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar drejt Turqisë, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në Ankara, kryeministri Kurti do të mirëpritet nga presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Zoti Kurti do të shkojë në Istanbul, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë si një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.

/ rtsh.al /
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›