E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri Lecornu: Luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme po rëndojnë mbi financat e familjeve franceze

Kryeministri francez Sébastien Lecornu deklaroi të mërkurën se luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi financat e familjeve franceze dhe mbi ekonominë në përgjithësi.

“Nuk duhet t’ia fshehim popullit francez ndikimin e dy luftërave që po përjetojmë: asaj në Ukrainë, nga njëra anë… dhe asaj në Lindjen e Mesme, nga ana tjetër,” tha Lecornu në Senat.

Ai shtoi se sa më gjatë të vazhdojnë konfliktet, aq më shumë ndihen efektet e tyre “veçanërisht në xhepat e francezëve dhe, më gjerësisht, në të gjithë ekonominë tonë”.

Duke e përshkruar situatën si “një krizë çmimesh”, Lecornu tha se ajo shkaktohet kryesisht nga inflacioni i importuar, e jo nga mungesa e prodhimit.

Sipas tij, ndërprerjet në transportin detar dhe bisedimet e bllokuara po shtyjnë çmimet e tregut gjithnjë e më lart.

“Ky është një krizë që prek transportin detar… bisedimet… po ngecin dhe po bëjnë pak përparim,” tha ai.Lecornu u ndal edhe te debati për fitimet në sektorin e energjisë. Ai paralajmëroi kundër kritikave ndaj TotalEnergies, por njëkohësisht ngriti çështjen e ridistribuimit të fitimeve.

“Nëse ka fitime të jashtëzakonshme, kjo ngre pyetjen e ridistribuimit,” tha ai, duke shtuar se çështja duhet trajtuar në mënyrë objektive.Kryeministri francez paralajmëroi se kriza do të vazhdojë.

“Kriza që po përjetojmë është serioze dhe do të zgjasë,” theksoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›